Gara për kreun e PD/ Bajramaj dhe Mema: Berisha nuk lejon frymën e re në parti (VIDEO)

Gara për kreun e PD/ Bajramaj dhe Mema: Berisha nuk lejon frymën e re në parti (VIDEO)

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Durrës, Artion Bajramaj, thotë se sjellja goditëse ndaj kontributorëve të partisë ndër vite ka krijuar pakënaqësi në bazë. 

 

Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se ka pasur një qasje konstruktive për ta përmirësuar situatën brenda Partisë Demokratike, por se kryedemokrati Sali Berisha nuk lejon frymën e re në garën për zgjedhjen e krytarit.

 

Nëse analizomë fjalën vetëpërjashtim, do të thotë se dikush ka vullnet për të dalë nga kjo organizatë, për rrjedhojë vlerësojmë faktet se zoti Salianji nuk ka shprehur vullnet për tu larguar nga PD. Këta persona as nuk janë vetëpërjashtuar dhe as kërkuar të largohen. Ka një akuzë totalisht të padrejtë që debatet nuk janë zhvilluar brenda forumeve. 

 

Nga ana e tij anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Elbasan, Andi Mema, deklaron se Sali Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së thellë dhe se sa më shumë qëndron në krye të PD aq më shumë do jenë humbjet.

 

Duke u nisur nga statuti që secili kryetar që humbë zgjedhjet nuk duhet të kandidojë, zoti Berisha nuk duhet ta bëjë. Ai mund të ndihet i ri fizikisht, por nuk është mendërisht. Ka 35 vite që e ka uzurpuar këtë parti dhe nuk e lë gjakun e ri të ecë para. 

 

Nuk duhet të kandidojë për kryetarin e Partisë Demokratike. Kemi shumë të rinj që mund ta çojnë PD para drejt fitores. Pa figura të reja, Edi Rama do të jetë më gjatë në pushtet. Berishës i ka ardhur fundi i ciklit politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy