Deklarata e presidentit grek, reagon PDIU: Çështja Çame është gjallë, do ekzistoj derisa të zgjidhet

Deklarata e presidentit grek, reagon PDIU: Çështja Çame është gjallë, do ekzistoj derisa të zgjidhet

Pas deklaratave kercenuese te Presidentit grek Prokopis Pavlopulos, i cili tha nga nje baze ushtarake se Shqiperia nuk duhet ta permendi çështjen Çame, ka reaguar Partia per Drejtesi, Integrim dhe Unitet si dhe “Shoqata Patriotike Atdhetare Cameria”.

PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare të reagojë përpara këtyre deklaratave të papranueshme, pasi është e tepërt heshtja përballë fyerjes dhe përbuzjes. Madje PDIU deklaron se presidenti grek është hakërruar ndaj Shqipërisë si të jetë një militant nazist i “Agimit të Artë”

"Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë minimumin e dinjitetit dhe të interesit kombëtar duke reaguar ndaj fyerjeve, përndryshe turpi i bjerrjes së interesave kombëtare do t’i ndjekë nga pas përjetë. I trimëruar, pse gjendej i rrethuar nga uniforma ushtarake, Presidenti grek me rol ceremonial brenda institucioneve të vendit fqinj, kërcënoi Shqipërinë me mundësinë e përdorimit të vetos për integrimin europian, nëse Tirana guxon dhe e përmend Çështjen Çame. Madje, ai shtoi se të përmendësh çamët në ditën e Holokaustit, është diçka paradoksale, duke thënë thagmën se çamët jo vetëm kanë bashkëpunuar me nazistët, por paskan zhdukur edhe popullsinë hebreje. Ky politikan që teorikisht duhet të përfaqësojë garantin e Kushtetutës dhe të gjithë qytetarëve shtetas të Greqisë (pra dhe të minoritetit shqiptar dhe arvanit në këtë vend), është hakërruar ndaj Shqipërisë si të jetë një militant nazist i “Agimit të Artë”. Çështja Çame është gjallë, ekziston dhe do të mbetet e këtillë, derisa të zgjidhet", thuhet në deklaratë.

PDIU deklaron se rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian nuk mund të kalojë nga lindja, por kalon nga Perëndimi dhe nga vlerat evropiane. "Nëse Shqipëria do të heshte përballë shkeljes së të drejtave të njeriut ajo nuk do ta kishte kurrë vendin në BE. Prandaj, të drejtat e njeriut të shqiptarëve të Çamërisë duhet të jenë devizë e politikës sonë të jashtme", vazhdon deklarata.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy