Presidenti turk pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Rama

Presidenti turk pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Rama

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sapo ka zbritur në tokën shqiptare.

Erdogan po pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama, përmes një ceremonie nderimi.

Rama e ka pritur me përqafime presidentin Erdogan.

Më pas Presidenti turk është përshëndetur me ministrat e kabinetit qeveritar shqiptar të cilët ishin të pranishëm në pritjen për Erdogan në Rinas

Nga Rinasi, Erdogan do të udhëtojë drejt Laçit, në kompleksin e apartamenteve që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntor. Erdogan do të përurojë 524 apartamente të reja të banimit.

AGJENDA E VIZITËS SË PRESIDENTIT ERDOGAN

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç
Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të
Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy