Shoqata për Kulturë Demokratike vëzhgon zgjedhjet në Hungari e Serbi

Shoqata për Kulturë Demokratike vëzhgon zgjedhjet në Hungari e Serbi

Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD) vëzhgon zgjedhjet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel ndërkombëtar si anëtare themeluese e rrjetit ndërkombëtar ENEMO.

Sipas njoftimit për media, aktualisht SHKD po vëzhgon zgjedhjet si pjesë e misionit të ENEMOS në Hungari dhe në Serbi.

Këtë të diele, më 3 prill 2022 në Hungari mbahen zgjedhjet parlamentare dhe referendum.

Ndërkaq po nesër në Serbi zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale.

Në Hungari SHKD ka dërguar një numër prej 20 vëzhguesish afatshkurtër (STO) të cilët po monitorojnë gjithë procesin derisa të shpallen rezultatet.

Në Serbi, Shoqata për Kulturë Demokratike ka atashuar dy vëzhgues afatgjatë (LTO) që po ndjekin prej muajsh përgatitjen e procesit parazgjedhor, zgjedhor dhe deri në mbylljen tërësore të procesit.

Të gjithë vëzhguesit anëtarë të SHKD janë të atashuar me misionin ndërkombëtar të monitorimit ENEMO t dhe çdo e dhënë, gjetje dhe konstatim, do të përcillet në kohë reale nga misioni.

Shoqata për Kulturë Demokratike është pjesë e Enemos (www.enemo.eu) prej vitit 2001  ku dhe ka vëzhguar proceset zgjedhore, lokale, parlamentare dhe presidenciale në vende si Ukraina, Serbia, Mal I Zi, Kosova, Moldavia, Azjerbaxhani, Gjerogjia, Armenia, Hungaria, Kirgistan dhe Kazakistan.

Angazhimi aktiv i SHKD në këto misione ndërkombëtare në proceset zgjedhore është një përvojë dhe kontribut domethënës për demokracinë dhe transparencën e proceseve zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy