Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, miratohen sot projektligjet për lehtësirat doganore

Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, miratohen sot projektligjet për lehtësirat doganore

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe mallrave, duke e kaluar atë për votim në parlament.

Lajmi u njoftua nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, e cila u shpreh ndër të tjera, se marrëveshja u firmos në mbledhjen e dy qeverive mbajtur në Shqipëri.

Sipas saj dy vendet do të njohin kontrollet e vetëm një vendi duke ulur afatin dhe kohën e kontrollit doganor, ndërsa shtoi se marrëveshja parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit.

Miratuam projekt ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, sot kjo marrëveshje shkon në parlament për të gjithë procesin e ratifikimit dhe do të lehtësojë më tutje marrëdhënien e ndërsjellët mes dy vendeve tona, duke njohur të gjithë licensat e të gjithë agjencive doganore në kufi, duke unifikuar kontrollet doganore të të dyja vendeve për procedurat doganore. Të dy vendet do të njohin kontrollet e vetëm një vendi duke ulur afatin dhe kohën e kontrollit doganor. Marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit, por i hapet rrugë të tjerave pika doganore të Kosovës në Shqipëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy