
Deputeti Dashamir Shehi e ka cilësuar përballjen mes Berishës dhe Bashës si një lufte për pushtet, teksa shton se këtu nuk ka asgjë të keqe pasi sic ai shprehet ky eshte dhe qëllimi në politike.
Shehi nga ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV tha se kjo luftë ka dhe të mirat e saj sic ai theksoi për herë të parë në atë foltore shikoj njëlloj lirie që se ka pas PD që bëhet për herë të parë, dhe ky është aspekti pozitiv i kësaj gjëje.
Unë e shoh realisht kjo është një luftë për pushtet. Kush thotë të tjera thotë gënjeshtra. Oborri i PD është një pushtet. Po i vumë emra të tjera fillojmë gënjejmë njeri-tjetrin dhe popullin. Unë dua ta kthej në realitet dhe ta zhvesh nga këto emërtesat në emër të statutit etj etj, dhe nuk ka asgjë të ndyrë për të bërë luftë për pushtet në politikë sepse ky është qëllimi në politikë. Pastaj se kush e meriton ta fitoj këtë lufte mbetet për tu parë. Unë për vete jam treguar asnjanës në këtë dhe madje mund të them se jam kundër të dyve. Nuk shoh ndonjë dramë të madhe në gjithë këtë. Kjo është një lufte ku brenda saj ka vlera që vlejnë dhe jo. Unë mundohem të shoh pjesën e mirë brenda kësaj lufte, prsh në atë foltore shikoj njëlloj lirie që se ka pas PD që bëhet për herë të parë sepse po e bën Berisha. Duke e bërë Berisha sigurisht që ka çliruar disa energji që vetë Berisha i mbante mbyllur vetë. Por kjo është aspekti pozitiv i kësaj gjëje.
Teksa ka komentuar edhe lëvizjen e fundit nga ambasada amerikane ai u shpreh se kjo e bën hero Berishën.
Lëvizja e fundit e ambasadës amerikane në fakt e bën hero Sali Beririshën. Deri para 3 muajsh Berisha ishte një person afër pensionit, dhe Basha duke mos qenë lider për të gjetur zgjidhje ra në këtë lloj situate dhe Berisha në njëfarë mënyrë është përfituesi më i madh. Por realiteti politik është një lufte mes dy personave grupeve që janë brenda një partie.



