Protestat/ Dom Vlash Palaj: Degradim i thellë qeverisës, këmbëngulja për pushtet i hedh benzinë zjarrit

Protestat/ Dom Vlash Palaj: Degradim i thellë qeverisës, këmbëngulja për pushtet i hedh benzinë zjarrit

Dom Vlash Palaj i kishës katolike Shkodër, përkrah protestën e të rinjve dhe thotë se ata kanë gjithmonë të drejtë.

 

Në një mesazh të tij, ai shprehet se protestat e këtyre ditëve, këmbëngulja e të rinjve, zemërimi i akumuluar, dhuna e pësuar dhe përplasjet mes palëve janë dëshmi e një emergjence kombëtare, pasojë e degradimit të thellë qeverisës dhe politik.

 

Ai shton se aktorët politikë kanë humbur çdo integritet moral, ku korrupsioni, arroganca e pushtetit dhe shkëputja nga realiteti i qytetarëve kanë arritur në një pikë të pajustifikueshme. 

 

Sipas tij, çdo këmbëngulje për të ruajtur pushtetin me çdo kusht nuk është gjë tjetër veçse benzinë mbi zjarr.

 

Në këto rrethana, të qëndrosh në pushtet nuk asht ma qëndrueshmëri politike, por këmbëngulje në marrëzi. Si asht e mundun që pas muajsh protestash, zemërimi qytetar dhe përplasjesh, të mos ketë asnjë dorëheqje? 

 

Kanë shkodranët nji shprehje: “Kështu ndodh kur bahet magjypi pashë.” Siç duket, etja për pushtet dhe arroganca e kanë verbu krejtësisht kupolën politike. Dorëheqjet janë tashmë domosdoshmëri, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita. 

 

Askush, nga klasa politike, nuk mund të pretendojë pafajësi përballë kësaj situate. Ndërkohë, përdorimi i integrimit europian si alibi për çdo dështim politik asht fyerje e randë për inteligjencën kombëtare. 

 

Nuk e dua një Europë, rrugën drejt së cilës të ma tregojnë pikërisht politikanët ma të korruptuem të kontinentit.

 

Europa nuk mund të jetë mburojë e korrupsionit, por duhet të jetë fundi i tij. Nuk ka liri pa sakrificë, dhe sot të rinjtë tanë po e paguejnë shtrenjtë çmimin e saj. Zoti i mbaroftë e dalshin faqebardhë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy