Basha: Këshilli Kombëtar mblidhet në 15.00, PD nuk do mbahet peng nga askush

Basha: Këshilli Kombëtar mblidhet në 15.00, PD nuk do mbahet peng nga askush

Pas Kuvendit Kombëtar të zhvilluar nga Sali Berisha ditën e djeshme ku u mor vendimi për shkarkimin  e Lulzim Bashës, Berisha paralajmëron marrjen e selisë blu.

Me anë të një postimi në Facebook, kryedemokrati Basha iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar duke iu kujtuar se Këshilli Kombëtar mblidhet sot në orën 15:00 për të marrë vendime të rëndësishme.

Basha shkruan se PD nuk do të mbahet peng dhe nuk do të tërhiqet zvarrë nga askush, as nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, në lufte të hapur me SHBA.

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Sot Këshilli Kombëtar mblidhet në ora 15:00 për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e Partisë Demokratike. PD nuk do të mbahet peng dhe nuk do të tërhiqet zvarrë nga askush! As nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, në luftë të hapur me SHBA. Askush, përfshirë Sali Berishën, nuk do të ketë shansin të kërcënojë demokratët në shtëpinë e tyre. PD që u themelua si shtëpia e lirisë, nuk do të shndërrohet në bunker për askënd, as sot as kurrë. Ne do vazhdojmë të çliruar dhe të vendosur betejën tonë kundër regjimit të Edi Ramës për ta sjellë në pushtet Partinë Demokratike, që është shpresa e vetme e shqiptarëve për të ardhmen dhe për ndryshim!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy