PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve dhe ankimimet e partive të vogla/ KQZ cakton relatorët

PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve dhe ankimimet e partive të vogla/ KQZ cakton relatorët

Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ditën e sotme përmes shortit relatorët për kërkesat ankimore në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit. Relatorë janë caktuar Elvin Lako, Elvin Çefa, Ilir Rusmajli, Koli Bele dhe Ledio Braho.

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ Ylli Merkaj bëri të ditura detajet rreth shortit.

 “Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur 15 kërkesa duke filluar nga kërkesa ankimore nr. 32 deri në kërkesën ankimore nr. 46. Fletët janë futur në gogla dhe do të përzgjidhen në mënyrë transparente”, u shpreh Merkaj.

Janë nëntë kërkesa ankimore nga ana e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe, 4 kërkesa janë nga LSI dhe 2 nga koalicioni ABEOK.

Relatorët për kërkesat e Partisë Demokratike

Elvin Lako, kërkesa ankimore mr. 36 në Vlorë nr. 38 në Shkodër dhe nr. 40 në Elbasan

Koli Bele, kërkesa ankimore nr. 37 në Durrës dhe nr. 41 në Gjirokastër

Ledio Braho, kërkesa ankimore nr. 39 në Tiranë

Ilirjan Rusmali, kërkesa ankimore nr. 42 në Berat dhe nr. 44 në Fier

Elvis Cefa, kërkesa ankimore nr. 43 në Korçë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy