
Kryeministri Edi Rama ka takuar kreun e NATO-s, Mark Rutte gjatë vizitës së tij në Bruksel.
Duke ndarë momente nga takimi, kreu i qeverisë shpreh kënaqësi për fjalët inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri si dhe për seriozitetin në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s.
Bruksel, selia e NATO-s - Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë.
Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s.
Rama ndodhet në Bruksel, pasi do të marrë pjesë në Euroneës Enlargement Summit, një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe perspektivës europiane të vendeve aspirante për anëtarësim.



