Kreu i OSBE: Bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do të dëmtonte vendin dhe subjektet politike

Kreu i OSBE: Bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do të dëmtonte vendin dhe subjektet politike

Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, kërkon që forcat politike në vendin tonë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të miratuar Kodin e Ri Zgjedhor për zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Megjithëse thotë se OSBE-ODIHR i ka bërë propozimet prej kohësh, ai ende beson se nuk është vonë për ta përmirësuar kodin zgjedhor e për t’i garantuar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ambasadori i OSBE-së pozicionet në zërin e ndërkombëtarëve që nuk e kanë mbështetur vendimin e opozitës shqiptare për të bojkotuar zgjedhjet. Borchardt thotë në një intervistë për gazetën në anglisht “Albanian Daily Neës” se ky bojkot do të dëmtonte vendin dhe ata që e fillojnë atë. Partia Demokratike e mbështetur nga partitë e djathta aleate ka marrë vendimin jo vetëm për të bojkotuar Parlamentin, por edhe zgjedhjet nëse nuk krijohet një qeveri teknike. Prej 38 ditësh opozita vijon të protestojë në një çadër të ngritur para kryeministrisë, me akuzën se qeveria e majtë do të vjedhë zgjedhjet e qershorit. Por ambasadori në mënyrë të tërthortë e fton Bashën të marrë pjesë në zgjedhje duke i dalë garant se do të ketë një mision të plotë të OSBE-ODIHR që do i vëzhgojë zgjedhjet.

“Besoj fuqimisht që shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në kohë dhe me përfaqësimin e duhur të të gjitha partive. OSCE/ODIHR-i po përgatit një mision shumë të plotë për vëzhgimin e zgjedhjeve. Nëse partitë duan që zgjedhjet të bazohen te një ligj më i mirë zgjedhor – atëherë ato duhet të gjejnë konsensus për përmirësimet. I kemi nxitur prej më shumë se një viti që ta bëjnë këtë gjë. Kemi bërë shumë rekomandime për përmirësime. Mënyra për të ecur para duhet të jetë dialogu për përmirësimet e Kodit Zgjedhor dhe jo kërcënimet për një bojkot të zgjedhjeve; një bojkot vetëm sa do të dëmtonte vendin dhe ata që e fillojnë atë. Kërcënimet për të ndërprerë procesin e rregullt demokratik do të ishin shumë të papërgjegjshme; janë shumë të paktë ata shqiptarë që mund të duan që vendi të shkojë 20 vite pas. Thirrjet për dhunë janë një territor ku nuk duhet shkelur absolutisht.” , u shpreh ambasadori i OSBE-së.

Gjatë intervistës ai analizon edhe situatën në vend sa i përket kultivimit të kanabisit, ku ai përgëzon policinë për rezultatet e arritura. Por si një thikë me dy presa, ky koment pozitiv i tij, shoqërohet nga kritikën e fortë: Problemi ende nuk është zgjidhur.

“Ajo që ka ndryshuar sot është që politika dhe shoqëria diskutojnë për kanabisin, dhe që nga viti 2014, policia po e lufton në mënyrë shumë më intensive. Ky është një zhvillim pozitiv. Plantacionet e Lazaratit u shkatërruan në vitin 2014. Vitin e kaluar policia shkatërroi 2,5 milionë bimë kanabis. Ky është sukses – këto bimë do të kishin prodhuar sasi tejet të mëdha marijuane. Por kapjet e vazhdueshme të marijuanës dhe hashashit tregojnë që problemi nuk është zgjidhur. Qeveria ka hartuar një plan veprimi për të luftuar kanabisin, Prezenca e OSBE-së ishte e ftuar për të kontribuuar në këtë plan dhe e dha kontributin e saj. Ne e nxitim qeverinë që të zbatojë këtë plan veprimi me energji.”, thotë Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri,Bernd Borchardt. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy