Numër rekord i grave në Parlamentin Evropian, por ende dominojnë burrat

Numër rekord i grave në Parlamentin Evropian, por ende dominojnë burrat

Sipas një analize të rezultatit të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, më shumë gra se kurrë më parë janë zgjedhur deputete në këtë institucion, por sidoqoftë, prap 60 për qind e deputetëve janë burra.

Sipas numërimit të pjesës më të madhe të votave, përqindja e grave në Parlamentin Evropian është rritur nga 36 për qind sa ishte para pesë vjetësh në rreth 39 për qind. Me fjalë të tjera, gratë tashmë kanë 286 ulëse në institucionin me 751 anëtarë.

Kështu, baraspesha gjinore në Parlamentin Evropian do të jetë mbi nivelin mesatar prej 30.2 për qind, i cili është në kuvendet shtetërore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Njëmbëdhjetë shtete vendosën kuota gjinore për parti këtë vit, ndërsa në vitin 2014, një gjë të tillë e kishin bërë vetëm tetë shtete.

Përndryshe, përqindja e grave në Parlamentin Evropian gjatë këtij mandati do të jetë dukshëm më e lartë se përqindja e grave në kuvendin britanik (32 për qind) dhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara (23.6 për qind).

Sidoqoftë, këto rezultate e lënë Parlamentin Evropian prapa 16 kuvendeve tjera në botë në aspektin e baraspeshës gjinore. Gjashtë shtete anëtare të BE-së kanë përqindje më të madhe të grave në parlamentet

Suedia (55%), Finlanda (54%), Franca (50%), Sllovenia (50%), Luksemburgu (50%) dhe Mbretëria e Bashkuar (47%), nga 41% në 2014.

Qipro nuk ka zgjedhur ndonjë deputete femra dhe Sllovakia zgjodhi dy nga 14 deputetët e saj (15%). Shtete të tjera që kanë femra deputete përfshijnë Irlandën (27%), Greqinë, (23.8%), Rumaninë (22%) dhe Bullgarinë (29%), sipas rezultateve paraprake, raporton “The Guardian”.

Rezultatet e zgjedhjeve evropiane të vitit 2019 u pasuar nga një prirje të përgjithshme drejt përfaqësimit më të mirë të grave në parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy