Ambasadorja Catherine Suard: Franca se ka bllokuar rrugën tuaj drejt BE, Shqipëria duhet të bëjë përmirësime të mëtejshme

Ambasadorja Catherine Suard: Franca se ka bllokuar rrugën tuaj drejt BE, Shqipëria duhet të bëjë përmirësime të mëtejshme

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard deklaroi nga Shkodra se sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE vendi ynë duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme, të vazhdueshme dhe të shpejta.

Vizioni ynë është për një Europë të fortë dhe natyrshëm edhe për një Shqipëri të fortë tha ambasadorja franceze teksa po merr pjesë në një aktivitet në fakultetin e gjuhëve të huaja në universitetin "Luigj Gurakuqi".

Ju i referoheni ngjarjeve të shkuara por dua t'ju them se Franca nuk është se ka bllokuar procesin e integrimit të BE në Shqipëri por ka kërkuar një qasje për një metodologji të re.

Do doja të përmendja vizitën e Macron në Shqipëri sëfundmi dhe ai gjatë gjithë vizitës së tij ka përmendur mbështetjen e Francës për Shqipërinë sa i përket integrimit në BE.

Gjatë këtij mandati që sapo e kam filluar jemi në mbështetje të integrimit të Shqipërisë dhe po punojmë për këtë.

Dëshiroj të nënvizoj edhe vizionin që kemi për Europën, për një Europë të fortë dhe normalisht edhe një Shqipëri të fortë. Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme, të vazhdueshme dhe të shpeshta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy