Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse e të drejtave të njeriut në OKB

Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse e të drejtave të njeriut në OKB

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rina Amiri, e Dërguar Speciale e SHBA-së për gratë, vajzat dhe të drejtat e njeriut për Afganistanin.

Presidenti Begaj i shprehu zyrtares së Departamentit të Shtetit falënderime për angazhimin e saj dhe të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për gratë dhe vajzat jo vetëm në Afganistan, por edhe për avancimin e një agjende globale për përfshirjen e grave në proceset e paqes.

Gjatë bisedës, u vlerësua hapja e dyerve nga Shqipëria për të pritur afganët e larguar nga vendi dhe për trajtimin e tyre me dinjitet.

Ne nuk ofrojmë vetëm strehë, por dhe mundësi për ata që duan të ndërtojnë një të ardhme këtu”, - theksoi Presidenti Begaj, i cili garantoi se Shqipëria si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB, si dhe do të jetë mbrojtëse dhe promovuese e të drejtave të njeriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy