Avokatja kërkoi praninë në seancë, KQZ shtyn vendimin për mandatin e Fredi Belerit

Avokatja kërkoi praninë në seancë, KQZ shtyn vendimin për mandatin e Fredi Belerit

KQZ mbajti sot seancën në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Dhënia e vendimit u shty dhe do të merret të premten në orën 10:30.

Në lidhje me kohën, nuk besoj se kemi mundësi ta realizojmë sot. Mund ta organizojmë ndoshta, mos duhet të vijë nga vendi i vuajtjes së dënimit, të paraqitet fizikisht, ose mund ta organizojmë edhe nëpërmjet një platforme komunikimi elektronike”, theksoi kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Drupal Ad

 

 

 

Më herët ishte avokatja e Belerit ajo kërkoi që ai të dëgjohet në seancë, pasi sipas saj Beleri nuk është njoftuar për këtë procedurë.

Nuk është njoftuar për veprimet hetimore dhe për shkak bazuar në ligj paraqes kërkesën për Belerin që ti jepet mundësia që të dëgjohet, duke qenë se është subjekt i interesuar. Ti dërgohet kopja e dosjes administrative, që të ketë mundësinë të japë mendimin e tij. Është mbyllur proceduar pa iu dhënë mundësia të jap mendimin e tij lidhur me procedurën”, tha avokatja.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë teksa bënte pazare për votat vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit të 2023.  Ai i fitoi zgjedhjet nga burgu, por për shkak të arrestit nuk mundi të ulej asnjë ditë në karrigen e kryebashkiakut dhe as të bënte betimin.

Mandatin vijoi ta mbante kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro deri më 23 mars, kur po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK pas një kallëzimi që Fredi Beleri kishte bërë për të për pronat në Himarë.

Më pas detyrën e drejtimit të bashkisë e mori përkohësisht Blerina Bala, ndërsa aktualisht Himara drejtohet nga nënkryetari i Bashkisë Arqile Bollano.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy