Zgjedhjet e 30 qershorit në Lezhë do të hetohen

Zgjedhjet e 30 qershorit në Lezhë do të hetohen

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në Bashkinë Lezhë tashmë do të hetohen. Kjo u vendos nga Gjykata e Lezhës, e cila ka detyruar prokurorinë që të regjistrojë procedim penal dhe të hetojë procesin e votimit mbi bazë të një kallëzimi të Partisë Demokratike.

Selia blu në vitin 2019, bëri një kallzim për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe rezultatesh zgjedhore e disa shkelje të tjera komisionerët dhe numëruesit në KZAZ nr 12 dhe 13.

Rreth një vit nga denoncimi, prokuroria vendosi të mos fillojë hetimin, por gjykata i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike, duke rrëzuar kështu organin e akuzës.

Dega e PD-së në Lezhë ka reaguar pas lajmit që gjykata e këtij rrethi ka kthyer vendimin e prokurorisë duke e detyruar atë të hetojë çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. PD-thotë se kjo është një mundësi e dytë për prokurorinë, të cilën e inkurajon të jetë e paanshme dhe të mos ndikohet në vendimet e saj.

Në vendimin e prokurorisë Lezhë, thuhej se faktet e referuara për verifikim nuk përbëjnë vepër penale, ndaj ajo vendosi të mos hetojë votimet e 30 qershorit.

Më 18 korrik të 2019, PD çoi në gjykatë çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, me pretendimin se ata ishin të manipuluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy