“Durana”, Berisha: Baxhanaku i Ramës informacione me pagesë për tenderat para se të bëheshin publike

“Durana”, Berisha: Baxhanaku i Ramës informacione me pagesë për tenderat para se të bëheshin publike

Kryedemokrati Sali Berisha vijon denoncimin për projektin “Durana” dhe thotë se ka ngjashmëri absolute me djegësin e Tiranës.

 

Në një komunikim për mediat ditën e sotme ai deklaroi se te “Durana” janë vjedhur miliona euro, por aty gjenden vetëm livadhe dhe asnjë gjurmë e projektit.

 

Ai e cilëson si një monopol të ri teknologjie, dhe thotë se baxhanaku i Edi Ramës jepte informacione me pagesë për tenderat, para se ato të bëheshin publike.

 

Sipas tij, për të hyrë në “Durana Tech Park”, kompanitë kalojnë përmes shoqatës së Ermal Beqirit, ku aksesi në tenderat miliona eurosh ndahet sipas shkallës së pagesës.

 

Troplana apo Durana e famshme e Edi Ramës është identike, pasi po të shkoni në Xhafzotaj ku do ngrihej e famshmja Troplanë, aty gjeni vetëm livadhet e Fatmir Troplinit dhe nuk gjeni asnjë gjurmë të saj. Ndërkohë, me këtë etiketë, me Duranë, janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë e qytetarëve shqiptarë. Taksa të mbi 50 kompanive, të përzgjedhura një nga një për t’i paguar taksën jo tatimeve, por për t’i paguar taksën sarajeve të Surrrelit, Armand Frangut, Linda Ramës, Edi Ramës. Kjo është e vërteta. 

 

Një monopol i ri teknologjie krijohet. Troplana nuk nisi me tendera, por nisi me organizimin e bazës, infrastrukturës së vendimeve. Famëzi Ermal Beqiri alias Armand Frangu krijon shoqatën ACTI. Këshilli shqiptar, se këta edhe shkurtimet nuk i vënë në shqip, për të vënë një maskë përpara, i vënë në anglisht. Këshilli shqiptar për teknologjinë dhe inovacionin me president Ermal Beqirin, këtë faqezi që nuk ka toka si ai. Qëllimi zyrtar: bashkim profesionistësh të IT. 

 

Qëllimi real: krijimi i një monopoli ku 50 kompani anëtare drejtojnë projektet qeveritare, përpara se ato të bëhen publike. Imagjinoni çfarë veprimtarie. Pra, ato janë në origjinën e projekteve qeveritare. Për t’ua zbërthyer pak, në verën e nxehtë të vitit 2019, kompania e thjeshtrës së Edi Ramës me porosi të Zotove, bën projektin e një parku magjepsës në Porto Romano. 

 

Në vjeshtë sulltani i Surrelit zgjohet pasi kishte fjetur gjithë natën me ëndrrën e parkut dhe shpall tenderin, të cilin do ta ndërtonte private për parkun e Porto Romanos. A e kuptuat pra? Në një kohë që thjeshtra kishte dorëzuar projektin, e kishte lumturuar thjeshtrën me projektin. Tani këto kompanitë, këto kishin edhe hierarkinë e tyre. Nuk ishte klub dosido kjo, këshilli i Armand Frangut. Klubi ishte i tillë, kishte kategori silver- argjend, gold- flori, platinium-superiore fare. Aksesi në informacionin e tenderave, pra në origjinën fare të tenderave, varej nga tarifa e paguar. 

 

Nëse i paguaje Frangut deri në 5 mijë euro në vit, e merrje gold. Për platinium duheshin negociata me përfaqësuesin e Armand Frangut që quhej faqezi Ermal Beqiri. Vetëm 45 ditë pas krijimit të ACTI, shoqatës kombëtare të IT, qeveria me shpejtësi me 20 shkurt 2025, regjistrohet në QKB kompania shtetërore Durana Tech Park. Pronësia i kalon Korporatës së Investimeve Private, nën drejtimin e famëzëzes Elira Kokona. Çfarë është kjo Elira Kokona? Kjo është Mirlinda e AKSHI-t, por në prona.

 

Përcaktohet zona Xhafzotaj si zonë e lirë duke i hapur rrugën përjashtimit nga taksat për anëtarët e shoqatës të Armand Frangut me alias Ermal Beqiri. Tre emra lëviz ky mekanizëm. Ermal Beqirin, tashmë të njohur. Shefin e tij, Ergys Agasin. Elira Kokonën, garantuesen e infrastrukturës ligjore dhe statusti të parkut Durana. Dhunimi i ligjit 58, viti 2022. Ky akt pra, këto vendime janë në dhunim flagrant të ligjit. Sipas këtij ligji, një park teknologjik që gëzon lehtësi fiskale duhet të jetë në një territor fizik të rrethuar me kufij gjeografikë të përcaktuar, porta hyrëse dhe dalëse të miratuara, pikë doganore funksionale për të kontrolluar flukset ekonomike. 

 

Asnjë nga këto, Troplana nuk plotëson përveç sundimit absolut të Troplinëve në Xhafzotaj. Shpikja e modelit virtual. Për të lejuar shmangien e menjëhershme të taksave pa ndërtuar asgjë përdoret koncepti faza e parë, model virtual. Ky model lejon kompanitë të pretendojnë statusin e rezidentit në Durrës, ndërsa punojnë në Tiranë apo ku të duan. Ky model nuk ka asnjë bazë ligjore dhe çdo përfitim mbi këtë bazë është ekstraligjor, i paligjshëm. Rezidentët dhe hierarkia e përfitimit. 

 

Struktura e anëtarësimit në këshillin e Armand Frangut, me emër Ermal Beqiri. Për të hyrë në Durana Tech Park, kompanitë kalojnë përmes shoqatës së Ermal Beqirit, ku aksesi në tenderat miliona eurosh ndahet sipas shkallës së pagesës. Kategoria platinium, që është bërthama e këtij monopoli, nuk ka tarifë zyrtare, anëtarësimi negociohet privatisht me Ermal Beqirin dhe këto bëjnë pjesë Createch, Soft Solutions, Hard Tech dhe Communication Progress. 

 

Këto kompani drejtojnë politikat publike dhe përlajnë me tenderat e mëdhenj qindra milionë nga AKSHI dhe institucione të tjera. Kategoria gold, tarifa 5 mijë euro në vit, përfshin rreth 50 kompani si Horizon, Albascan, Baboon, Siberfar, EA Solutions, kanë akses të lartë në të dhënat e projekteve inovative. 

 

Kategoria silver, tarifa 1 mijë euro në vit, kompani të mesme që kërkojnë mbështetje ligjore dhe orientim në tenderat publikë. Shikoni se cfarë sistemi i turpshëm, se çfarë gjobëvënie. Ky është Edi Rama. E kam theksuar dhe e theksoj 1 mijë herë, se kur kryeministri vjedh, administrata shndërrohet në një lukuni vjedhësish, korrupsioni shndërrohet në sistem.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy