Tërheqja e barrikadave në veri të Kosovës/ NATO: Jemi gati për ndërhyrje nëse është e nevojshme

Tërheqja e barrikadave në veri të Kosovës/ NATO: Jemi gati për ndërhyrje nëse është e nevojshme

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka reaguar fillimit të heqjes së barrikadave në veri të Kosovës.

 Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesco ka se mirëpriti këtë akt, duke kërkuar më tej që palët t’i përmbahen detyrave të tyre.

 Më tej ajo shtoi se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse cenohet liria e lëvizjes në Kosovë.

NATO mirëpret përpjekjet për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’u përmbahen detyrave të tyre.

 NATO dhe KFOR, po vëzhgon nga afër dhe është i gatshëm që të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin nga OKB për ta garantuar lirinë e lëvizjes. 

Pas 20 ditësh disa serbë të maskuar i kanë larguar barrikadat nga Veriu i Kosovës të cilat i kishin vendosur në shenjë pakënaqësie pasi policia e kishte arrestuar ish-policin Dejan Pantiç, i cili dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Pas Rudarës, edhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore ka filluar heqja e barrikadave të cilat ishin vendosur më 27 dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy