Ambasadori Izraelit në Beograd: Serbia e "njohu" Kosovën pasi nënshkruan marrëveshjen në Uashington

Ambasadori Izraelit në Beograd: Serbia e "njohu" Kosovën pasi nënshkruan marrëveshjen në Uashington

Ambasadori Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, tha se vendi i tij e ka njohur pavarësinë e Kosovës, falë presionin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mos më keqkupto, kjo është një temë e rëndësishme, por është një histori tjetër. Vendimi i Izraelit për të njohur pavarësinë e Kosovës u bë nën presionin amerikan, përndryshe mos të harrojmë se u bë brenda kornizës së marrëveshjes në mes Serbisë dhe Kosovës me Amerikën, jo me ne”, tha ai për TvPrva.  

Gjatë kësaj interviste ambasadori Vilan aludoi se në marrëveshjen e Uashingtonit të vitit të kaluar mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, derisa e ka përjashtuar mundësinë që vendi i tij ta tërheq njohjen e Kosovës si shtet.

“Unë nuk pashë ndonjë mohim nga Serbia dhe Amerika. Serbia kurrë nuk e mohoi që ajo të nënshkruaj. Unë nuk pashë askënd në Serbi të thoshte se ata nuk nënshkruan marrëveshje, dokumenti ekziston me sa di unë”, shtoi ai.

Por, kësaj deklarate të ambasadorit Vilan se Serbia e ka njohur Kosovën, i është kundërpërgjigjur ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, duke thënë se “deklarata e ambasadorit izraelit se Serbia “njohu” Kosovën është absolutisht e pasaktë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy