
Në Tiranë do të ngrihet një qendër rajonale e luftës kundër terrorizmit. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, në një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama, para nisjes së konferencës ndërkombëtare mbi luftën kundër terrorizmit. Borisov tha gjithashtu se për hapjen e negociatave me BE-në kanë mbetur për t’u bindur vetëm dy- tre vende skeptike ndaj Shqipërisë.



