
Gazetari Armand Shkullaku deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Alibeaj e ka mision të pamundur të bindë demokratët që nuk është vegël e Edi Ramës.
Duke folur për situatën politike dhe ngjarjet në PD, Shkullaku tha se për votuesin e opozitës është më e rëndësishme që një aksion politik që synon të rrëzojë Ramën sesa ligjërimet se kush është PD-ja e vërtetë.
Alibeaj ka nisur një aksion për të treguar që ka ende kredite brenda PD-së. Duhet të dinë se në çfarë sigle po kandidojnë njerëzit që po nxjerr Alibeaj. Problemi i dytë që do ketë Alibeaj është gjetja e kandidatëve në të gjitha bashkitë dhe e dyta dalja në fushatë. Fushata nuk bëhet në zyrë apo kafe, ka mision të pamundur që të bindë demokratët që nuk është vegël e Ramës. N.q.s. kandidatët e Alibeajt do marrin dy vota nuk i duhet as Alibeajt as Ramës. Llogaria e parë është që të bindë njerëzit që nuk po bën lojën e Ramës. Për votuesin e opozitës është më e rëndësishme një aksion politik që synon të rrëzojë pushtetin e Ramës sesa të dëgjojë ligjërime dhe nuanca se kush është PD e vërtetë. Historia e PD-së së vërtetë ka mbaruar, si në shifra si në përkrahje. Vula s’ka ndonjë rendësi të madhe. Alibeaj nuk është i pari që po bën opozitën e opozitës.



