“Mazhoranca synon të shkrijë KLSH-në”. Tabaku e Spaho: Duan të krijojnë Gjykatën e Auditit

“Mazhoranca synon të shkrijë KLSH-në”. Tabaku e Spaho: Duan të krijojnë Gjykatën e Auditit

Bllokimi qe deputeti Eduard Salsi i bëri miratimit të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga Kuvendi ka ncitur diskutime mbi qëllimin e kësaj lëvizjeje që sipas deputetëve lidhet sa me interesat personale te ligjvenesit socialistë, por edhe me një nismë politike të grupit socialist.

Opozita akuzon Partinë Socialiste se po bën çdo përpjekje për të kapur institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në vazhdën e këtyre përpjekjeve, sipas deputetëve të Partisë Demokratike është edhe mbajtja peng e rezolutës me rekomandimet që do duhet të miratohej këtë të premte në seancën e fundit parlamentar për këtë sesion. Për deputetët e opozitës, Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho, PS po shkel çdo ligj për t'i bërë presion kreut të KLSH.

Si Spaho, ashtu edhe Tabaku, thonë se mazhoranca po planifikon që nëpërmjet Komisionit të Posaçëm të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, PS kërkon të shkrijë Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe ILDKPI dhe të krijojë një gjykatë auditi ku të mund të emërojë njerëzit e saj të besuar.

Ndërkohë sa i përket nënkomisionit që është ngritur në Komisionin e Ekonomisë, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti, deklaroi se objekti i punës së tij nuk është kontrolli i KLSH por i institucioneve që nuk zbatojnë rekomandimet e KLSH.

Një ditë më parë, Bashkimi Europian doli në përfundimin se rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, një organ i pavarur, nuk respektohen sa duhet nga institucionet. Sipas raportit vetëm 50% e rekomandimeve të lëshuara në vitin 2021 nga Institucioni i Kontrollit Shtetëror janë zbatuar plotësisht ose pjesërisht, thuhet në raport.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy