Sot dy vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së nga Specialja në Hagë, ende nuk ka filluar gjykimi

Sot dy vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së nga Specialja në Hagë, ende nuk ka filluar gjykimi

Sot bëhen saktësisht dy vite prej arrestimit nga Specialja të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Ndonëse ka kaluar kjo periudhë kaq e gjatë kohore, gjyqi ndaj katër ish-funksionarëve kyç të UÇK-së s’ka nisur ende.

Ata përballen në Hagë me 10 akuza për krime lufte.

Në kohën kur ata kishin udhëtuar për Hagë, Hashim Thaçi mbante postin e presidentit, Kadri Veseli atë të deputetit dhe kryetarit të PDK-së ndërsa Rexhep Selimi vetëm atë të deputetit.

Pas arrestimit, ata kishin lëshuar të gjitha funksionet politike publike.

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar, të dorëzuar më 29 prill 2022.

Deri më tani janë mbajtur disa konferenca statutore me qëllim të organizimit të shkëmbimeve ndërmjet palëve. Fillimisht në këto seanca ish-komandantëve të UÇK-së u është lexuar aktakuza, ku ata kanë hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë.

Deri tani, gjykatësi paraprak ua ka refuzuar atyre çdo kërkesë të paraburgimit.

Përveç gjyqtarit paraprak njëjtë kanë vepruar edhe panelet tjera të Apeleve e Supremes, dhomat këto që gjenden në kuadër të Speciales.

Ky proces, nga avokatët deri tash është cilësuar si i tejzgjatur dhe me shumë kontradikta që nuk janë parë asnjëherë tjetër në një tribunal ndërkombëtar.

Katër ish-funksionarëve kyç të UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy