Mosbindja civile e opozitës/ Bushati: Nuk është produktive, nuk prodhon rezultat por nuk ka rrugë tjetër

Mosbindja civile e opozitës/ Bushati: Nuk është produktive, nuk prodhon rezultat por nuk ka rrugë tjetër

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa foli për Mosbindjen Civile, tha se aksioni i opozitës nuk do të prodhojë ndonjë gjë të madhe, por shtoi se nuk ka asnjë rrugë tjetër.

Sipas tij nuk është se do të prodhohet ndonjë rezultat por janë ezauruar të gjithë mekanizmat demokratike për reagim.

Nuk janë veprime produktive dhe nuk do të prodhojnë as rezultat dhe as tronditje. Por kam kompleksin se dukem shumë cinik kur e them këtë.  Ashtu mu dukën edhe pyetjet tuaja. A do të arrini qeverinë teknike? Natyrisht që jo. A do të bllokojnë jetën shoqërore të vendit? Natyrisht që jo. Unë nuk e shoh me optimizmin e deputetëve që folën këtu.

Por unë pyes, kur vjen një bandë në shtëpi dhe të përdhunojnë familjen, çfarë bën? Janë të detyruar të reagojnë sepse janë përballë një bande përdhunuesish.

Opozita mund të sillet edhe si Salianji, që thotë Ministri i Brendshëm e ka vëllain trafikant, por kur vepron si politikan, shkon në burg. Atëherë çfarë të ngelet, të luftosh me përdhunuesin. Nuk ka rrugë tjetër.

Edhe pse kjo nuk është rrugë që të nxjerrë gjëkundi, por vetëm këtë të lënë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy