Prezantohet drafti për Reformën Zgjedhore: Ndryshon formula e KQZ-së, organet dhe zgjedhja e drejtuesit të ri

Prezantohet drafti për Reformën Zgjedhore: Ndryshon formula e KQZ-së, organet dhe zgjedhja e drejtuesit të ri

Këshilli Politik e mbylli punën, por Reforma Zgjedhore nuk ka përfunduar ende. Drafti në anglisht i firmosur nga anëtarët e Këshillit Politik, është përkthyer nga eksperët dhe sot është zbërthyer dhe pika për ndryshimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ekspertët Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi, sqarohet se si do të ndërtohet piramida e re e organizimit të zgjedhjeve. Sipas draftit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Kryekomisioneri do të ketë një mandat 7 vjecar, do të zgjidhet nga Kuvendi me 84 vota, dhe do të marrë pagë sa gjyqtarët e gjykatës së lartë. Ai do ketë kompentenca drejtuese dhe do jetë përgjegjës për tenderat. Po ashtu, KQZ-ja e re do të ketë dhe dy komisione me kohë të pjesshme që do të përbëhen me nga 5 anëtarë që do të zgjidhen nga Kuvendi, dhe secili do të ketë nga një kryetar.

KQZ-ja do të ketë dhe një nënkomisioner, që siç është njoftuar nga Kryeministri, do ti besohet opozitës. Ai do të ketë një mandat 7-vjeçar, dhe kopetencë ekskluzive implementimin e teknologjisë për identifikimin biometrik dhe rekrutimin dhe trainimin e zyrtarëve zgjedhorë. Anëtarët aktualë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të lirohen nga detyra ditën që Kodi i ri Zgjedhor do të hyjë në fuqi.

Anëtarët e të tre këtyre organeve duhet të votohen në Kuvend me shumicë të cilësuar prej 3/5 dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë hidhen në short, mes listës së kandidatëve që një Komision i Posaçëm i ka dërguar seancës.

Paraqitja e kandidaturave bëhet nëpërmjet vetofrimit ose propozimit nga grupet parlamentare ose deputetët e veçantë. Komisioni i posaçëm parlamentar vlerëson me pikë kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara. Komisioni i paraqet Kuvendit për votim listën e kandidatëve, e cila përmban deri në 20 emrat e kandidatëve kalues, me vlerësimin më të lartë

Në përfundim, drafti që pritet të kalojë në Kuvend, kujdeset edhe për fatin e anëtarëve aktuale të KQZ-së, duke u lejuar të gëzojnë pagat aktuale, deri në përfundim të mandatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy