“I pakënaqur me Amerikën”, Murrizi: Me këtë ritëm i duhen 150 vjet për të shpallur non grata 5 persona

“I pakënaqur me Amerikën”, Murrizi: Me këtë ritëm i duhen 150 vjet për të shpallur non grata 5 persona

“Me këtë ritëm Amerikës i duhen 150 vjet për të shpallur non grata 5 persona që kanë marrë peng Shqipërinë prej 30 vitesh”. Kështu tha nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV deputeti Myslim Murrizi.

Ai tha se shpallja non grata e ish kryeministrit Sali Berisha është dënim moral, ndërkohë që shtoi nuk ka tagrin për të komentuar vendimet e Amerikës.

“Po më pyet për mend për vendimin e DASH. Nuk e kam tagrin për të dhen mendim për vendimin e DASH. Është dënim moral ai i Berishës. Jam i pakënaqur me ritmin që po ecën Amerika. Nuk jam nga ata që kënaqem me fatkeqësinë e askujt por të flas për të kaluarën e atyre që pretendojnë se janë të kristaltë kënaqem shumë. Me këtë ritëm Amerikës i duhen 150 vjet për të shpallur non grata 5 persona që kanë marrë peng Shqipërinë prej 30 vitesh”, tha Murrizi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy