
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mohoi të ketë pasur komunikime me kryeministrin Rama, përveç dy mesazheve ngushëlluese për dy humbje në familjet e tyre.
S’ka patur komunikim. Ka patur komunikim për dy humbje në familje. Këto kanë qenë. Ato që thotë Rama janë gënjeshtra. Treshja e tranzicionit hedh gënjeshtra për të hequr vëmendjen. Si i japim fund vjedhjes, një e ka drejtësia dhe një politika. Këto prodhojnë cirk hedhin gënjeshtra dhe askush s’jep zgjidhje. Unë jam përpjekur për një kulturë tjetër politike”.
Reagimi i Lulzim Bashës vjen pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se ka pasur komunikime me SMS me ish-kreun e opozitës.



