Haxhimali: Shqetësim për një reformë territoriale pa konsensus (VIDEO)

Haxhimali: Shqetësim për një reformë territoriale pa konsensus (VIDEO)

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, ngre shqetësim për mungesën e konsensusit për reformën territoriale.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se duhet gjetur modeli që i shërben vendit, duke nënvizuar se zonat rurale kanë mbetur të diskriminuara në shërbime.

 

Jam i shqetësuar nëse do të kemi një reformë territoriale 2.0 pa konsensus, me mungesë konsensualiteti dhe acarimi politik nuk i shërben demokracisë dhe qetësisë publike. Qoftë mazhoranca, qoftë opozita duhet të bëjnë shumë kujdes në raport me qytetarët. 

 

Ne aktualisht po zhvillojmë një dinamikë të re nga protestat, bulevardi, ku mazhoranca ka humbur dëlirin e saj dhe opozita është zhvendosur në bulevard. Qoftë mazhoranca dhe opozita duhet të ndryshojnë kursin dhe të ulen dhe bashkëpunojnë për interesin e qytetarëve.

 

 Ideja për të pasur numër më të madh bashkish nga opozita ka qenë statike. Por unë kam sugjeruar modelin e qarqeve që i shërbejnë qytetarëve. Si mund të ndërthuren bashki të mëdha apo të vogla, që nga ndarja e shërbimeve të kompletojnë njëra tjetrën, si duhet të jetë sistemi zgjedhor me një nivel apo dy nivele. 

 

Ne duhet të gjejmë modelin, na duhen 61 bashki, le ti mbajmë. Ku është problemi te zonat rurale, që janë diskriminuar në shërbime. Strukturat e zonave rurale kanë mbetur në vetminë e madhe. 

 

Ne mund t’i grupojmë këto njësi administrative, sipas nevojave dhe rastit dhe të krijojnë një bashki më vete, për të mbajtur popullsinë atje, për të larguar stresin e qytetarëve, për të ardhur në qendrat e bashkive. Shqipëria nuk ndahet me ego personale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy