Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit' në MCN TV ka komentuar përfundimin e hetimeve nga SPAK për ish kryeministrin Berisha.
Ajo tha se të mërkurën ai do të njihet me përfundimin e hetimit, ndërsa theksoi se Kjo është beteja e parë reale e Berishës me drejtësinë shqiptare. Sipas tij, gjasat janë që dosja të kalojë për gjykim, por është një filtër që Berisha do duhet ta kalojë.
SPAK i lë 10 ditë Berishës si i pandehur dhe personave të tjerë. Të mërkurën do jetë Berisha që do njihet me përfundimin e hetimit dhe në këtë moment Berisha me avokatët e tij ka 10 ditë afat për ta dërguar te gjykatësi paraprak, ku ky i fundit do vendosë nëse hetimet janë kryer të plota dhe akuzat janë kulifikuar si duhej.
Berisha këtë të mërkurë do të ketë përballjen e tij reale me drejtësinë. Kjo është beteja e parë reale e Berishës me drejtësinë shqiptare dhe aty do të kuptohet nëse është vërtetë një sulm politik siç pretendon Berisha, apo ajo dosje ka prova të mjaftueshme. Gjasat janë që dosja të kalojë për gjykim, por është një filtër që Berisha do duhet ta kalojë.
Pavarësisht se si është ndërtuar kjo dosje, për mua personalisht nuk ka asnjë argument ligjor që prokuroria të vijojë ta mbajë Berishën ende në arrest shtëpie.



