Deputeti i LSI në Beratë Gledion Rehovica hedh poshtë akuzat: Shpifje, janë të trembur nga rritja jonë

Deputeti i LSI në Beratë Gledion Rehovica hedh poshtë akuzat: Shpifje, janë të trembur nga rritja jonë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot kandidatët për deputetë të qarkut të Beratit, mes tyre edhe deputeti aktual Gledion Rehovica, ndaj të cilit pak ditë më parë nisi procedimi penal për shitje-blerje votash.

Ai ka folur sot për herë të parë nga mitingu i LSI-së duke i quajtur këto akuza shpifje dhe se ata që i kanë bërë janë trembur nga rritja e LSI-së.

“Jam akuzuar për shitje-blerje votash e kudo unë me radhë. LSI nuk ka nevojë të blejë vota. Votat e LSI janë këtu. LSI e mbështet i gjithë qarku i Beratit. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që duan t’i prishin imazhin LSI-së me shpifje: ne jemi këtu, LSI nuk trembet. Në 2009 kemi pasur rreth 9000 vota, në 2013 rreth 22 mijë vota dhe kjo rritje i ka trembur të gjitha forcat politike”, tha Rehovica.

Dy ditë më parë Krimi ekonomik si dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit kanë nisur procedimin penal për drejtorin e Spitalit Rajonal të Beratit i cili akuzohet se në bashkëpunim me disa punonjës të spitalit të Beratit dhe deputetin e LSI-së Gledion Rehovica kanë konsumuar veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy