Prokuroria mbylli hetimet për Agron Malajn/  Bardhi: T’i hiqet mandati

Prokuroria mbylli hetimet për Agron Malajn/  Bardhi: T’i hiqet mandati

Prokuroria e Përgjithshme ditën e sotme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, i cili akuzohej për ndryshimin e gjeneraliteteve, por kjo akuzë nuk u provua.

Por Prokuroria gjithashtu ka konfirmuar se atë ç'ka Malaj ka deklaruar më herët në formularin e vetëdeklarimit, se ai është dënuar me 10 muaj burg nga gjykata e Matit për armëmbajtje pa leje.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur se me këtë vendim Prokuroria i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike, e cila 4 muaj më parë i kërkoi Prokurorisë nëse mandati i Agron Malaj ishte i ligjshëm ose jo.

Sipas Bardhit, pas konfirmimit të dënimit prej 10 muajsh, mandati i Agron Malajt është i paligjshëm, ndaj menjëherë ky kryebashkiak duhet të shkarkohet nga detyra. “Agron Malajt t’i hiqet mandati. Një kryebashkiak i paligjshëm më pak”, u shpreh Bardhi.

Deklarata PD

 EDHE NJË KRYEBASHKIAK I PALIGJSHËM MË PAK

4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm.

Pas 4 muajsh zvarritje, prokuroria na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë. Ai është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.

Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra penale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat.

Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekriminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”)

Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kriminelët e Edi Ramës, nga vrasës, trafikantë droge, trafikantë vajzash, hajdutë dhe fallsfikatorë.

???? DISA DETAJE LIGJORE PËR VENDIMIN E PROKURORISË

Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.

Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:

a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, SIPAS NENIT 278 PARAGRAFI I PESTË i Kodit Penal.

Ligji i dekriminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcaktoon NDALIM PËR KANDIDIM, ZGJEDHJE APO USHTRIM TË MANDATIT PËR TË GJITHË JETËN.

#ZgjedhjePaKrim

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy