Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Davkova: Të turpëruar nga thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Davkova: Të turpëruar nga thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka shprehur turpërimin e popullit maqedonas për thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, që u dëgjuan nga tifozët gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, të zhvilluar në fundjavë në qytetin e Kumanovës.

Komentet e Presidentes Siljanovska Davkova pasqyrojnë dënimin e ashpër të incidenteve të tilla dhe theksojnë rëndësinë e ndalimit të urrejtjes dhe dhunës në çdo formë.

Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh shpesh, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë. Në fakt, ata goditën të gjithë, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar.

Siljanovska Davkova ka thënë se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”.

 Sipas presidentes maqedonase, mësimi i parë se “si të brohorasësh” mësohet në shtëpi e më pas në shkolla. Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin. 

Sipas saj, Maqedonia e Veriut ka nevojë për “një alfabet të brohoritjes si kënaqësi sportive”.

“Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes.

 Thirrjet u bënë në praninë e kryeministrit maqedonas e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Reagime ndaj këtyre thirrjeve pati edhe në Kosovë e në Shqipëri. 

Ndërkohë Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë i ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy