Debati/ Shehaj: Duhet projekt afatgjatë. Qori: Është si të përziesh ujin me vajin

Debati/ Shehaj: Duhet projekt afatgjatë. Qori: Është si të përziesh ujin me vajin

Agron Shehaj dhe Arlind Qori debatuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në lidhje me divergjencat mes partive të vogla. Shehaj tha se duhet një projekt afatgjatë, ndërsa Qori tha se nuk mund të ketë një aleancë për hir të aleancës.

Agron Shehaj

Nuk mund të themi o burra të bëhemi bashkë. Ky është një projekt afatgjatë. Në këto 30 vjet një nga arsyet pse partitë politike nuk janë ndarë është se kanë parë rezultatin e menjëhershëm. Duhet një projekt afatgjatë. Dallimi me partitë e vjetra është të thuash të vërtetën, të flasësh me fakte. Ne nuk dalim dot në debat me maxhorancën sepse ata kanë vendosur të mos dalin më. Mua më vjen keq që kur nuk ka më argumente... ne e nisëm debatin mbi dy gjëra të ndryshme. Kur nuk kanë argumente shpifin. Debati ka vlerë nëse i qëndrojmë argumentit dhe logjikës.

Arlind Qori

Nuk i përgjigjem deputetit të Lulzim Bashës, që ka dalë nga ajo parti. Por në qoftë se ka një parti që e sfidon Edi Ramën nga e majta është lëvizja Bashkë. Nëse ka një parti që po i trazon mendimet e pensionistëve për kë do votojnë ajo është lëvizja bashkë. Aleancë për hir të aleancës? Të futemi të gjithë në parlament. Është si të përziesh ujin me vajin. Unë nuk kam ego. Nuk e vendos veten të parin në listën e Lëvizjes Bashkë. Unë mendoj që kemi dallime në vizionin që kemi për të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy