Situata në veri/ Rama nga Forumi i Bratislavës: Ushtria serbe në kufi me Kosovën ka zero fuqi

Situata në veri/ Rama nga Forumi i Bratislavës: Ushtria serbe në kufi me Kosovën ka zero fuqi

Nga forumi në Bratislavë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka komentuar sot mobilizimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

Ai e ka cilësuar një shfaqje të pabesueshme të politikës së brendshme serbe.

Ushtria serbe në kufi është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi të barabartë me zero. Çfarë mund të bëjë? Asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme.

Rama bëri një krahasim me fuqinë e ushtrisë së Meksikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën tha se është e njëjtë si situata e lartpërmendur.

Rama ka folur edhe më herët për konfliktin, për të cilin ka theksuar se sa më shumë zgjatet  aq më shumë lëndohet Kosova.

Në tryezë me Ramën ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili theksoi se sa i përket situatës midis Kosovës dhe Serbisë ai tha se duhet të respektohet marrëveshja.

“Marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të keqpërdoren nga politikat e brendshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy