Ngecja e dialogut Kosovë-Serbi/ Lajçak e Escobar të hënën në Kosovë

Ngecja e dialogut Kosovë-Serbi/ Lajçak e Escobar të hënën në Kosovë

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit qëndrojnë në Kosovë nga dita e hënë, 31 janar, në përpjekje të zhbllokuar ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi.

 Sipas zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, dy diplomatët Lajçak dhe Escobar, do të takohen me udhëheqësit politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe shoqërinë civile.

 “Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.”

 Lajçak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikëkalimin e përbashkët në Mutivodë, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së në Prishtinë.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, në fillim të javës tha në Bruksel se “nevojitet të sigurohet përparim i shpejtë në procesin e normalizimit, në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë dhe avancimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Edhe i ngarkuari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, para ardhjes në Kosovë, është shprehur, se këtë vit duhet nisur me energji të ripërtërira që të funksionalizohet dialogu Kosovë-Serbi.

“Ne po e fillojmë këtë vit të ri me energji të ripërtërira dhe me një theks të ri për funksionimin e dialogut. Së shpejti do të bëj një udhëtim në rajon, së bashku me zotin Lajçak për të sinjalizuar mbështetjen tonë për dialogun dhe për të shfaqur angazhimin tonë në drejtim të funksionimit të dialogut. Është një dialog i udhëhequr nga BE-ja, por ne e mbështesim fuqimisht. Dhe unë shpresoj se do të bëjmë përparim”, tha Escobar në një intervistë me Zërin e Amerikës.

Sipas mjaft zërave në media, ҫështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë një nga temat kryesore, që do të diskutohet gjatë vizitës në Kosovë nga i ngarkuari amerikan për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është pengesa kryesore për mosvazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve e që po kërkohet me ngulm nga faktori ndërkombëtar. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së.

 Raundi i fundit i dialogut në nivel të lartë politik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është mbajtur në korrik të vitit 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy