Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në fokus interpelancat me ministrat dhe projektligji për amnistinë (VIDEO)

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në fokus interpelancat me ministrat dhe projektligji për amnistinë (VIDEO)

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën plenare të radhës, e cila pritet të nisë në orën 10:00. Në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca me anëtarë të kabinetit qeveritar, si dhe shqyrtimi i një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh.

 

Një interpelancë urgjente do të mbahet me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. 

 

Gjithashtu, deputeti Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, ndërsa deputetja Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

 

Në fillim të seancës do të bëhet edhe informimi mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohen gjatë seancës janë projektligji “Për dhënie amnistie”, ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.

 

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë projektvendime që lidhen me ngritjen e disa nënkomisioneve parlamentare dhe miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 2026–2030.

 

Seanca pritet të zhvillohet në një klimë të ngarkuar politike, ndërsa në vend vijojnë protestat e organizuara nga opozita dhe grupe qytetare, të cilat kanë paraqitur kërkesa të ndryshme drejtuar qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy