Nisma “EUSAIR”/ 500 përfaqësues nga KE dhe vendet e rajonit mblidhen sot në Tiranë

Nisma “EUSAIR”/ 500 përfaqësues nga KE dhe vendet e rajonit mblidhen sot në Tiranë

Në kuadër të nismës “EUSAIR”, 500 përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe 10 nga vendet e rajonit do të jenë në Shqipëri më 16-18 maj.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë të ditur përmës një video përshkruese të dhënat lidhur me forumin e 7-të të nismës rajonale “EUSAIR”.

Nën moton e presidencës shqiptare, “BE – Rinia – Shkëmbimi Kulturor – Rajoni Adriatiko – Jonian”, në forum do të diskutohet mbi integrimin evropian, agjendën e gjelbër, turizmin, kulturën dhe ndërlidhjen, si përmes digjitalizimit ashtu edhe përmes transportit dhe infrastrukturës. 

“Shqipëria një diamant i fshehur i Mesdheut. Aty ku Adriatiku dhe Joni takohen në tokën e shqiponjave”, kështu thuhet në videon e publikuar, ndërsa shfaqen bukuritë e natyrës së Shqipërisë.

Strategjia e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR) është një strategji makro-rajonale e miratuar nga Komisioni Evropian dhe e miratuar nga Këshilli Evropian në vitin 2014.

Strategjia është zhvilluar bashkërisht nga Komisioni dhe vendet dhe palët e interesuara të Rajonit Adriatiko-Jonian, të cilat ranë dakord të punojnë së bashku në fushat me interes të përbashkët për të mirën e secilit vend dhe të gjithë rajonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy