Protesta e opozitës, Pano: Tubim paqësor, qytetarët u përballën me dhunë të pajustifikueshme

Protesta e opozitës, Pano: Tubim paqësor, qytetarët u përballën me dhunë të pajustifikueshme

Pastori Akil Pano, protestën e sotme të opozitës të cilësuar si mosbindje civile, e sheh si një tubim të njoftuar konform ligjeve të vendit dhe tubim paqësor, por se qytetarët u përballën me një dhunë të pajustifikueshme.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit më MCN TV, Pano tha se te Bashkia e Tiranës nuk ishte vetëm makineria e ujit, por u përdor dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Ishte ujë i kontaminuar me spec djegës, aty kishte të moshuar 80-vjeçar që u ka rënë të fikët, gra, nuk e kuptoj arsyen pse Policia Tiranë dhe zv.drejtori i policisë që ishte i pranishëm e agravoi situatën, ndërkohë që anëtarët e PD, ishin duke bërë një tubim paqësor.

Në dallim nga protestat e mëparshme, me molotov dhe zhurmë, kemi të bëjmë me një tubim alla Martin Luther King, alla Gandhi, ishte një tubim i mosbindjes civile tejet paqësor.

Pjesëmarrja ishte relativisht e madhe se ishte e ndarë në gjashtë pika të qytetit, policia e Tiranës kishte njoftuar se të gjithë personat që do të marrin pjesë në tubim, do të ndiqen penalisht se bllokohen rrugët.

Opozita është duke vijuar udhëtimin e saj, një udhëtim që po përballet me regjimin.

Është një opozitë që po përballet me regjimin e një shteti neo-feudal i cili parathënien e një goditje krejt të re të opozitës e nisi në Londër dhe kapitulli i parë u hap te tubimi paqësor dhe qytetar i opozitës.

Qytetarët që ishin mbledhur te bashkia u përballën me një dhunë të pajustifikueshme. Vijon më tej me arrestime.

Janë 18 veta të shoqëruar në komisariatin nr.1 është arrestuar kryetari i degës 5 të PD, bashkë me djalin e tij, shumë njerëz janë shoqëruar në spital.

Kjo i jep opozitës një kauzë për tu përballur sa më shumë me regjimin. Unë si pastor nuk jam për djegie institucionesh, por jam për modelin paqësor.

Im bir si këshilltar bashkiak, është pjesë e protestave të opozitës, kundër korrupsionit, vjedhjeve dhe çdo gjë që po i ndodh qytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy