“Beleri”, Manja: Çështja i takon drejtësisë

“Beleri”, Manja: Çështja i takon drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja thotë se qëndrimi i qeverisë shqiptare është konstant dhe se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i takon drejtësisë.

Ndërsa akuzat e kreut të Rithemelimit Sali Berisha se po pengohet betimi i Belerit, i shmangu duke thënë se ka kohë që ish-Kryeministrin nuk e merr seriozisht.

Çështja Beleri i takon drejtësisë dhe për sa i përket çështjes së betimit, do t’ju lutesha të njiheshit me vendimin e Gjykatës së Lartë e cila ka zgjidhur ngërçin mes asaj të Durrësit dhe GJKKO lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Belerit për dhënien e lejes së veçantë për betim.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë, në pikën 55 mos gaboj, gjendet arsyetimi i saktë që ka të bëjë me qëndrimin ligjon që ka mbajtur Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme Burgjeve.

Pastaj për pjesën tjetër se çfarë deklaron Berisha, ka kohë që është jashtë realitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy