
Avenir Peka ish, zv.ministër i Brendshëm në ‘Të Paekspozuarit’ duke komentuar për kërcënimet e Iranit i cilësoi ato si retorikë të brendshme.
Ndërsa lidhur me marrëdhëniet ndërshtetërore, Peka tha se ato janë reciproke, dhe se SHBA ka miq më të vjetër dhe të fortë se Shqipëria.
Sipas tij, SHBA, s’ka preferenca kush vjen dhe jo në pushtet sepse ajo marrëdhëniet do i ketë të mira me secilën palë.
Sa i përket kërcënimeve të Iranit i shoh si retorikë të brendshme sepse të kërcënosh një vend anëtar të NATOs quhet sulm ndaj gjithë aleancës. Marrëdhëniet ndërshtetërore janë reciproke, më jep, të jap. Për shkak të raporteve euroatlantike dhe të SHBA, Shqipëria ka zënë vendin e vet ku i takon vendit. Kontributet e dhëna nga SHBA për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme. Kjo është gjëja më e mirë që na ka ndodhur në këto 32 vite, kështu që detyrimi i Shqipërisë për t’ju përgjigjur kësaj, është që dhe ne me mundësitë dhe kapacitete që kemi të marrim përgjegjësitë sa është e mundur. SHBA kanë miq të tjerë më të vjetër dhe më të fortë se Shqipëria, dhe këtu dalim te raporti individual i individëve që i përdorin për të qëndruar në pushtet. Nuk ka vend në botë që kampet politike të zihen se kush është më mik me SHBA. Kështu që SHBA s’ka preferenca kush vjen dhe jo në pushtet sepse ajo marrëdhëniet do i ketë të mira me secilën palë.



