Homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, Meta dhe mazhoranca vendosin kurora te “Nëna Shqipëri”

Homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, Meta dhe mazhoranca vendosin kurora te “Nëna Shqipëri”

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të enjte në Ditën e Dëshmorëve ka zhvilluar homazhe duke vendosur kurora me lule te monumenti “Nëna Shqipëri”.

Bashkë me kreun e shtetit në homazhet për dëshmorët kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e mazhorancës.

Nga pamjet duket se pjesë e ceremonisë janë kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë vendosur kurora me lule te “Nëna Shqipëri” në nderim të Dëshmorëve të Atdheut që dhanë jetën për lirinë e tij.

Në fjalën e tij Meta ka thënë se nuk është një ditë vetëm për të nderuar sakrificat e tyre, por është një ditë reflektimi.

Është një ditë shumë e rëndësishme, Dita e Dëshmorëve, Dita  e Heronjve, e bijve dhe bijave më të mirë të Shqipërisë, që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut. Është një ditë, jo vetëm për të nderuar sakrificat e tyre më sublime, por njëkohësisht, edhe një ditë reflektimi dhe angazhimi, për të pasur gjithmonë të shenjta, sovranitetin, lirinë dhe pavarësinë e Atdheut. Jo vetëm kaq, por dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët, e sidomos për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy