Heqja e banerit në Fier, Meta kandidatëve të LSI-së: Mos u provokoni (VIDEO)

Heqja e banerit në Fier, Meta kandidatëve të LSI-së: Mos u provokoni (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta reagon pas denoncimit të kandidates së LSI, Kejdi Mehmetaj, se policia në Fier po heq banerat e kësaj partie, pasi pritet të shkojë kryeministri Edi Rama për takimin e fundit elektoral.

Teksa iu bën thirrje kandidatëve të LSI të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake, Kreu i Shtetit paralajmëron se nëse preket vota më 25 prill, do të ndiqen këmba këmbës “horrat”.

U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shkruan Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy