Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, tha në emisionin “Zonë e Lirë” se me vendosjen e tarifave Trump ka përmbysur komplet politikën financiare.
Gjinishi thekson se me politikën e dikurshme të Amerikës për heqjen ose reduktimin e tarifave, përfitoi Kina.
“Trump kërkon të stimulojë prodhimin e brendshëm. Çmimet janë rritur me 20 për qind, thjesht nga deklaratat. Çdo vend nëse nuk krijon balancë import-eksport, ka probleme. A zgjidhet me këto tarifa? Ky është debati kryesor. Propozimi i Trump nuk ka thyer asnjë ligj, çështja është çfarë impakti do ketë për SHBA-të. Ky është në të drejtën e vet. Problemi i madh i tarifave është se unë të vendos ty tarifa, por edhe ti më vendos mua, të dy humbin. Trump-i e ka përmbysur komplet politikën financiare me këtë që ka bërë. Sepse deri tani politika e SHBA ishte reduktimi dhe heqja e tarifave. Problemi është se me heqjen e tarifave nga SHBA në të kaluarën fituan tregje më të mëdha, Kina pushtoi botën”.



