Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha për mediat se mbështet deklaratën e FMN-së për nevojën e publikimit të kontratave të prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetit, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues
Duke vijuar fjalën e tij, Meta tha se qeveria duhet të bëjë trasnparencë për përdorimin e fondeve për më tepër kur jemi para fakteve tronditëse që ende tre vite pas tërmetit të vitit 2019, për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë, ende sot ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti.
Sipas Metës koncensionet korruptive dhe PPP-të po e mbysin ekonominë, duke rënduar ndjeshëm buxhetin e shtetit, rritur në mënyrë katastrofike borxhin publik dhe praktikisht duke falimentuar Shqipërinë.
Koncensionet korruptive dhe PPP-të po e mbysin ekonominë, duke rënduar ndjeshëm buxhetin e shtetit, rritur në mënyrë katastrofike borxhin publik dhe praktikisht duke falimentuar Shqipërinë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, sikundër edhe opozita ka paralajmëruar më herët, ka ngritur së fundmi alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare në ekonominë shqiptare dhe kryesisht në stabilitetin fiskal.
Këto praktika shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, sikundër projektet korruptive të Partneriteteve Publike-Private (PPP) për investime në infrastrukturë do të pengojnë efikasitetin e investimeve publike dhe do të bëhen shkak për të krijuar detyrime shumë të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë seriozisht qëndrueshmërinë e borxhit.
Sikundër evidenton edhe FMN këto kontrata, që zënë gati 40 për qind të PBB-së 2022, nuk do të mund të kontrollohen, ç’ka praktikisht nënkupton një gropë ku priten të zhduken qindra e qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.Mbështes fuqimisht edhe thirrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit e Bordit të Drejtorëve drejtuar Qeverisë shqiptare për nevojën e publikimit të kontratave të prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetit, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.
Është e domosdoshme që pa vonesë qeveria të bëjë transparente para shqiptarëve përdorimin e fondeve për më tepër kur jemi para fakteve tronditëse që ende tre vite pas tërmetit të vitit 2019, për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë, ende sot ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jo cilësore ku janë strehuar të prekurit.
Si asnjëherë tjetër, raporti i fundit i Fondit Monetar për Shqipërinë (FMN), i ka kushtuar vëmendje të lartë edhe ndërtimit dhe tregut të pasurive të paluajtshme, duke paralajmëruar rreziqet që mund të ketë një kthesë në rënie në ecurinë e çmimeve dhe implikimet për sektorin financiar e bankar.
Mbështes plotësisht shqetësimin e FMN mbi rëndësinë e rritjes së vigjilencës ndaj stabilitetit financiar të politikëbërësve, duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe të aktiviteteve të pasurive të paluajtshme.



