
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Balla nga foltorja e Kuvendit e ka cilësuar si turp që opozita përdor krizën në Evropë për interesa të saja.
Ai tha se është e pamundur të flasë për çmimet me personat ‘non grata’ dhe se nxisin protestën më të turpshme në Europë.
Për çështje çmimesh me non gratat është e pamundur të bëjmë debat sepse keni prej ditës së parë që keni hedhur gurin, por s’keni fshehur as dorën. Lidhur me atë që u tha këtu dhe që s’ka asnjë dyshim që ne duam në çdo moment të bëjmë debat, por atë pikë së pari duhet ta bëjmë me atë që preken me pasojat e luftës dhe që janë qytetarët e thjesht të këtij vendi. Kryeministri është në takim me qytetarët që janë prekur për së drejti me këtë. Sa për Saliun tuaj që nuk e di se sa është çmimi i naftës sepse se ka paguar nga xhepi i tij, ju lutem na kurseni pisllëkun që po bëni në këtë sallë. Do ju lutesha që çështja e çmimeve ka prekur Evropën dhe botën. Është armë politike që Rusia po përdor çmimet duke përdorur eksportet. Turpi më i madh është që nuk ka një vend të dytë në Evropë që opozita të përdorë këtë moment kaq kritik për Evropën, për hesape politike.



