Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për media, përkitazi me çështjen e negociatave për Presidentin e ri të vendit, u shpreh se mazhoranca nuk do të diskutojë me Sali Berishën apo anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e Presidentit.
I pyetur nëse do të pranohen bisedime me Oerd Bylykbashin dhe Luçiano Boçin për Presidentin, Balla, përsëriti faktin që sipas tij, nuk pranohet asnjë propozim nga bota e përtejme.
Kush propozohet nga Sali Berisha nuk vlen. Edhe zotërinjtë që përmendni, janë propozuar nga bota e përtejme dhe nuk vlejnë. Nesër do kemi takime me dy grupet parlamentare. Shpresojmë se dhe grupi i PD-së t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes tonë që të diskutojmë për emrat për President. Sot ishte shembulli i një vendimmarrje që brenda propozimi ishte emri i Sali Berishës.
Dhe për Presidentin është e njëjta gjë. Nuk pranojmë asnjë propozim nga Berisha apo persona të përfshirë në lëvizjen e tij. Unë po flisja për bisedime dhe negociata me opozitën.
Partia Socialiste ka qenë i qartë në një dëshirë tonën për të zgjedhur një President për të gjithë shqiptarët. Presidenti i ri të ketë një votë mbështetëse sa më të madhe. Ne kemi përcaktuar ku synojmë, kush janë fushat ku mund të vijë personi, zotëria ose zonja që përmbush pritshmëritë.
Balla thotë se nesër do të zhvillohen diskutime me dy grupet opozitare, me Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën.
Ai theksoi se qëllimi i Partisë Socialiste është që të zgjidhet një president me sa më shumë vota dhe që do të qëndrojë mbi palët.
PS prej ditës së parë, Rama ka qenë shumë i qartë në një dëshirë për të mos zgjedhur një president të PS. Dëshirat jonë është që presidenti/presidentja të ketë një votë mbështetëse sa më të madhe. Negociata nesër janë për të gjitha.



