Pedagogët kanë vijuar edhe sot bojkotin e mësimit, por ndryshe nga ditët e tjera, protesta u organizua në formën e një forumi idesh, ku u theksua se kërkesat e tyre janë ekonomike dhe jo politike.
Pedagogia Mimoza Hafizi, ish-deputete e Partisë Socialiste, propozoi që rektorët të mos qëndrojnë në detyrë më shumë se një mandat.



