
Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi sot në mesditë aleatët e PD-se në selinë blu.
Burime për TVT.al bëjnë me dije se tema e diskutimit do të fokusohet te reagimi politik i opozitës ndaj situatës së krijuar nga Covid-19 në vend.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e konsideroi shqetësuese situatën ekonomike shkaktuar nga masat shtrënguese për parandalimin e koronavirusit.
Në një prononcim për median Kryemadhi nënvizoi se kryeministri i facebook duhet të lërë propagandën dhe të marrë situatën në dorë ose në të kundërt të largohet.
Ajo tha se Shqipëria ka shumë gra e burra të mirë që mund ta zëvendësojnë qoftë dhe nga PS.
“Shqetësimi nuk është sot distanca sociale që u imponohet qytetarëve por ekonomia. Janë 60 mijë shqiptarë që në dy muaj kanë humbur vendet e punës. Mbi 1.5 miliardë euro të humbura nga ekonomia shqiptare që nga momenti i shpalljes së paligjshme të gjëndje së jashtëzakonshme dhe do të jetë edhe më e madhe shuma e humbjes ekonomike”, u shpreh kryetarja e LSI-së.



