
Shqiptarët e Luginës së Preshevës i janë përgjigjur në mënyrë masive procesit të regjistrimit. Të dhënat preliminare flasin për një numër prej mbi 115 mijë qytetarë të regjistruar.
Pjesëmarrja në regjistrim ka qenë vendim i të gjitha partive politike, që tubojnë shqiptarët në Luginë.
Qytetarët shqiptarë, duke pasur për bazë rezultatet preliminare thonë se Serbia, tashmë, duhet të përballet me realitetin e pamohueshëm dhe t' i plotësojë të drejtat themelore të njeriut që vetëdijshëm po ua mohon shqiptarëve.
Si rezultat i bojkotit të regjistrimit nga shqiptarët në vitin 2011 Serbia zyrtare nisi fushatën e largimit të institucioneve shtetërore nga niveli lokal sidomos në komunë e Preshevës, largoi gjykatat, zvogëloi numrin e këshilltarëve në Kuvendin e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, si dhe nisi fushatën e shlyerjes së shqiptarëve nga regjistri civil.
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbia ka filluar më 1 tetor dhe përfundojë më 31 tetor.
Rezultate preliminare të këtij procesi do të bëhen publike vetëm muajin e ardhshëm.



