“Lufta” brenda PD për firmat/ Paloka: Palët nuk kanë besim, të caktojnë përfaqësues

“Lufta” brenda PD për firmat/ Paloka: Palët nuk kanë besim, të caktojnë përfaqësues

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka bërë të ditur sot se përplasja brenda Partisë Demokratike mund të zgjidhet me negociata mes palëve.

Paloka është shprehur para mediave, se të dyja palët mund të zgjedhin nga një përfaqësues dhe të shkojnë në zyrën e tij të marrin 4,200 firmat e mbledhura nga Berisha, për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Sipas tij, nëse palët nuk e pranojnë zgjidhjen atëherë i bie që nuk e duan zgjidhjen.

“Statuti dhe rregulloret nuk përcaktojnë se si bëhet verifikimi. Meqë unë gjendem në këtë pozicion, i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte çdo ,. ky është problemi kryesor, palët nuk kanë besim te njëri tjetri, propozoj një person nga secila palë, nga njëra anë Ivi Kaso, nga ana tjetër.. mund të jenë dhe të tjerë, po është një propozim që palët të heqin mosbesimin, të ecin dhe të shohin para. Mund të caktojnë një njeri të besuar, të vijnë në zyrën time, me listat e delegatëve, të bëhet verifikimi një nga një për të gjitha ato që janë në zyrën time.

Të vijnë të ulen, të rrinë me orë dhe të verifikojnë nëse janë apo jo delegatë. Mendoj se kështu do të mbyllet si histori dhe të gjitha këto hije dyshimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy